Eliminohet Flaka Loxha
Publikuar:
(08.10.2022 09:48:07)

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha është eliminuar në luftën e saj të parë në kuadër të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Usbekistan.
Loxha është mundur nga xhudistja polake Arleta Podolak.
Loxha garoi në kategorinë nën 57 kilogramë, por ishte e pafat, duke mos arritur të kalonte tutje.
Në anën tjetër, Podolak do të vijojë garën për medalje, teksa përballë ka Lien Chen-Ling.
Loriana Kuka dhe Laura Fazliu nuk kanë garuar ende, ndërsa dje, Distria Krasniqi u stolis me medaljen e bronztë.
/Shqip.com