Rozë

Elhaida Dani zbulon si do t’i shpenzojë 50 mijë eurot nëse fiton DWS

Këngëtarja, Elhaida Dani është një ndër konkurrentet më të forta të Dancing With the Stars.

Ajo së fundi ka qenë pjesë “Me lëre të flas” ku ka zbuluar shumë të pa thëna për jetën e saj private dhe atë profesionale

Ajo u pyet edhe për parat, se çfarë do të bëjnë nëse fiton këtë spektakël.

“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë.

Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo te këndshme.”

/Shqip.com