Rozë

Elgit Doda zbulon çdo detaj të këngës së re të Luizit të krijuar brenda në “BBV”

Kënga që Luizi i dedikoj Kiarës, është pëlqyer qysh në momentet e para të publikimit.

Që nga publikimi kënga është shfaqur në rrjete sociale dhe po vazhdon të dëgjohet.

Kënga ka mbledhur një numër të madh të klikimeve dhe deri tani ka marrë mbi 2 milionë shikime.

I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike, producenti i njohur, Elgit Doda ka zbuluar shumë nga kënga.

“Teksti është shkruar nga unë por gjatë gjithë kohës që kam parë ‘Big’-un kam marrë disa fjalë kyçe që i ka thënë vetë Luizi si psh: “Merri sytë e mi, shikoje veten”.

Elgit Doda

Ai tha se ndjesinë që ka parë të Luizi e ka kthyer në këngë.

“Frymëzimi është ajo gjëja që ti shkon në studio me idenë që do krijosh një gjë. Unë kam diçka shumë të mirë, e marr direkt përgjegjësinë e dikujt tjetër për ta kthyer në këngë dhe kjo është një dhunti. Edhe direkt ndjesinë e atij djalit që e kam parë në rrjetet sociale, ia mora ndjesinë direkt edhe ia ktheva në këngë”.

A ka shkuar Elgiti në Dhomën e Rrëfimit dhe ka takuar Luizin?

“Unë kam shkuar tek dhoma e rrëfimit vetëm kur i kam marrë zërin. Çështja është që Luizi ndoshta nga cigarja e tepërt dhe abuzimi pak aty brenda ka pasur pak zërin e çjerrë dhe e gjithë gjëja është që mua mu desh që t’ia merrja këngën shumë shpejt. Ai ka bërë prova me veten e tij por pa më pasur mua aty dhe zëri ka qenë për t’u marrë shumë shpejt”.

/Shqip.com