Lajme

Elezaj për Shqip.com, 8 persona lëndohen në aksidentin afër Malishevës

Ilustrim
Ilustrim

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Tërpezë e Poshtme të Malishevës.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Rreth orës 11:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Tërpezë e Poshtme-Malishevë (rruga Malishevë-Arllat). Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Elezaj për Shqip.com.

Tutje, sipas tij, rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

/Shqip.com