“El Pistoleros” nuk po i hargjohen plumbat

“El Pistolero” është nofka që është ndëgjuar në shkallët e stadiumeve si “Amsterdam Arena”, “Anfield Road”, “Camp Nou” dhe “Wanda Metropolitano”.
Është sinonim i golit dhe ankth i kundërshtarëve.

Luis Suarez po vazhdon të jetë në majat e futbollit evropian, teksa ia ka rezervuar vetes edhe një vend në librat e rekordeve.
Sulmuesi uruguaian – ka arritur që të shënojë dhjetë gola (dhe më shumë) – në 16-të sezone radhazi.
Pra, që nga sezoni 2006/2007, kur ishte 19-të vjeçar dhe deri më tani kur ka 35 vjet së supe – ai nuk është ndalur duke e tundur rrjetën.

2006-07: 10 gola
2007-08: 17 gola
2008-09: 22 gola
2009-10: 35 gola
2010-11: 11 gola
2011-12: 11 gola
2012-13: 23 gola
2013-14: 31 gola
2014-15: 16 gola
2015-16: 40 gola
2016-17: 28 gola
2017-18: 25 gola
2018-19: 19 gola
2019-20: 16 gola
2020-21: 21 gola
2021-22: 11 gola
Suarez – ishte konsideruar “i panevojshëm” nga Barcelona, dhe u largua në verën e vitit 2021 te Atletico Madrid.

Së bashku me “Los Colchoneros” ai e fitoi La Ligan, teksa kontribuoi me 21 gola.
Luis – ka kontratë me madrilinët vetëm deri në fund të këtij sezoni, teksa është raportuar se mund të rikthehet në ishull, te Aston Villa.

Fakti që është fitues i dy Këpucave të Arta – në epokën e Messit dhe Ronaldos, është një tatuazh i pashlyeshëm se çfarë sulmuesi është ai. /Shqip.com