“El Pistoleros i mbaruan plumbat”

Në Holandë, Angli e Spanjë ishte ankth i mbrojtësve.
Shënoi gola e fitoi tituj. Detyrat i kreu me sukses.
Por, kësaj historie i erdhi fundi dhe tashmë është koha të kthehet në shtëpi. Aty ku e nisi rrugëtimin.
Luis Suarez – është bërë pjesë e Nacional, skuadër që garon në elitën e futbollit uruguian. 35 vjeçari u “arratis” nga Evropa.
“Kam arritur një paramarrëveshje për t’iu bashkuar Nacionalit, e kam pasur të pamundur t’i them jo kësaj mundësie. Shpresoj se detajet përfundimtare do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që të kompletohet marrëveshja zyrtarisht”, tha ai.
“El Pistolero” – ndër të tjera ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Amerikës.
Se çfarë kalibri i futbollistit ka qenë ai – e tregon më së miri fakti që në 16-të sezonet ka shënuar dhjetë ose më shumë gola.
Ndërsa – dy Këpucat e Arta në kulmin e karrierës së Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit mbeten tatuaze të pashlyeshme.
Sezoninmë të mirë në karrierë e ka zhvilluar në 2015-2016 kur kishte shënuar 40 gola në La Liga dhe i fitoi pesë trofe.
Asokohe – së bashku me Messin e Neymar, e krijuan treshen e famshme “MSN” që do mbetet gjatë në historinë e këtij sporti./Shqip.com