“El Pistolero” – shënjestër e River

Uruguaiani mund të lë Evropën pas 16-të vitesh.
I mbetur pa klub akoma, Luis Suarez po shikon opsionet.
Pasi ndau rrugët me Atletico Madridin, ai thuhet të jetë i tunduar nga oferta e River Plate, raporton Goal dhe Juan Patricio Balbi.
🚨 Por Luis Suárez hay que esperar. Gallardo fue clarísimo. Hoy está de vacaciones y recuperándose de su rodilla. En River hay optimismo y confianza porque al jugador le seduce la oferta. Y la serie con Vélez será crucial: jugar la Copa Libertadores es clave para su decisión. pic.twitter.com/A966VqqWoF
— Juan Patricio Balbi (@juanbalbi9) June 26, 2022
Sipas gazetarit, klubi argjentinas thuhet se i ka bërë sulmuesit ofertë joshësë.
Pjesëmarrja e gjigantit latino-amrikan në “Copa Libertadores” do të jetë kyçe në vendimin e sulmuesit, pasi në Amerikën e Jugut ky kompeticion është ekuivalenti i Ligës së Kampionëve.

Suarez është autor i 13 golave dhe tre asisteve në 45 paraqitje në të gjitha garat për Atletin sezonin e kaluar, shumë më dobët se që kishte në atë paraprak ku edhe u shpallën kampionë të Spanjës.
Pavarësisht moshës, ‘Luisito’ mbetet njëri nga qendërsulmuesit më karizmatik dhe më klinikal para golit, por vërehet rënie edhe në aspektin fizik.

Prandaj, një lëvizje në Argjentinë nuk mund të përjashtohet, marrë parasysh që ai tashmë është i njohur me futbollin latin. /Shqip.com