Sport Ndërkombëtar

“El Pistolero” nuk e ka përfunduar ende misionin në Evropë

Luis Suarez

Shumë ndeshje në Atletico Madrid  në këtë sezon – i nisi nga stoli.

Gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës – nuk e gjeti dhe u largua “Wanda Metropolitano”.

Por, Luis Suarez nuk është ende i ngopur me sukseset e tij në Evropë dhe dëshiron përsëri të luaj në nivelet të më larta.

Në një intervistë me El Larguero, “El Pistolero” ka folur për të ardhmen e tij, teksa ka potencuar se ende nuk ka vendosur se ku do luaj – në sezonin e ardhshëm.

“Klubet nga Argjentina, Brazili dhe Meksika më afruan, por unë dua të luaj sërish në nivele të larta konkurruese. Jam i fokusuar te futbolli europian”, theksoi ai.

Teksa, shtoi se “më besoni, nuk kam vendosur se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Kam marrë shumë opsione, shumë propozime. Jam me fat që e marr vendimin, i dëgjoj të gjithë, por kur të vijë koha do ta marrim vendiminUnë e kam kokën në Evropë”.

Suarez ka zhvilluar 35 ndeshje – në këtë kampioant të La Ligës, teksa është autor i 11 golave dhe dy asistimeve.

Fakti që është futbollist i lirë – me parametra zero e bën edhe më “joshës” për skuadrat tjera.

CV-ja e tij është e mbushur me trofe, ndërsa viti 2015 mbetet pa asnjë dyshim më i suksseshmi në karrierën e tij. Asokohe, ai e fitoi tripletën me Barcelonën dhe shënoi 40 gola në elitën e futbollit spanjoll.