Sport Ndërkombëtar

“El Pistolero” gati të bëhet arma më e re e Gerrard

Luis Suarez

Luis Suarez mund të marrë rrugën për rikthim në Angli shumë shpejt.

Sulmuesi po monitorohet seriozisht nga Aston Villa, me aventurën e tij në Atletico tashmë pas shpine.

Trajneri i Villa-s, Steven Gerrrard i ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ transferimit të tij në ekipin që udhëheq, raporton Ekrem Konur dhe Goal.com.

Luisito kishte bërë karriërë me Gerrardin në Liverpool deri në vitin 2014, kur edhe kaloi te Barcelona për 70 milionë euro.

Atje, ai ishte i pandalshëm dhe së bashku me Coutinhon formonin një treshe që thuajse i fitoi “The Reds” titullin e parë të Premierligës.

Steven Gerrard dhe Luis Suarez, Liverpool

Megjithatë, uruguajani nuk e ka moshën e para tetë viteve, dhe natyrisht që nuk mund të pritet shumë prej tij edhe nëse transferi ndodh njëmend.

Sidoqoftë, përvoja e sulmuesit klinik do të ishte mjaft ideale për planet e teknikut anglez për sezonin e ardhshëm, në garën e tij për të marrë biletën e garave europiane.

Luis Suarez, Atletico de Madrid

Përndryshe, këtë edicion të La Ligës spanjolla ai arriti të shënoj 11 gola dhe tre asistime në 35 paraqitje për “Los Cholchoneros”. /Shqip.com