Sport Ndërkombëtar Mbi 90 mijë shikues në "Camp Nou" mbeten të heshtur.

“El Nino” simbol i “ankthit” për Barcelonën

Fernando Torres

Ishte minuta e 91-të.

Barcelona po sulmonte me të gjitha forcat për të shënuar edhe një gol ndaj Chelseas.

Rezultati ishte 2-1 dhe katalunasve i duhej një gol për tu kualifikuar tutje (ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në të mirë të Chelseas).

Xavi, Iniesta, Messi të gjithë ishin në sulm. E kërkonin kualifikimin.

Londinezët po vuanin pasi kishin një futbollist më pak në fushën e gjelbër.

Një top i larguar nga zona e rrezikshmërisë – përfundoi në këmbët e Fernando Torres.

Sulmuesi spanjoll u gjend i vetëm në mes të fushës.

Ai vraponte me shpejtësi, teksa Sergio Busquetes nuk mund ta zinte asesi.

“El Ninho” me një ftohtësi tipike të një qendërulmuesi, e drbiloi portierin Victor Valdes. Topin e dërgoi në rrjetë.

Goli i shënuar nga Torres

“Camp Nou” mbeti i heshtur.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2, Chelsea u kualifikua në finale – ku më pas e mposhti Bayern Munchen dhe u shpall kampione e Evropës. /Shqip.com