Sport Ndërkombëtar

“El Matador” u lëndua përsëri

Edinson Cavani

Fati ia ka kthyer shpinën “El Matador-it”.

Përsëri e la fushën e gjelbër i mërzitur.

Edinson Cavani është lënduar edhe një herë.

Ai u detyrua të zëvendësohej pas vetëm 30 minutave lojë – në ndeshjen e së martës kundër Kilit – për shkak të një dëmtimi.

Teksa, ende nuk është raportuar se sa do të jetë jashtë fushave të gjelbra.

Edinson Cavani injury: Manchester United suffer fresh fitness blow as  striker hurt on international duty
Momenti i lëndimit

34 vjeçari – nuk është duke kaluar aspak momente të mira – si pasojë e dëmtimeve.

Cavani ka qenë i padisponueshëm për 23 ndeshje nga 40 ndeshje të mundshme në të gjitha garat për Manchester United këtë sezon.

“El Matador” është paraqitur mnë vetëm 12-të ndeshje të Premierligës, teksa ka shëunuar një gol dhe ka asistuar një herë.

Duke marrë parasysh faktin – që në fund të sezoni i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq”, atëherë një largim i tij  nga “Teatri i Ëndrrave” duket më se i mundshëm.

Surprise club leading race to sign Edinson Cavani from Manchester United
Edinson Cavani

Paraparakisht interesim për të kishte shprehur Barcelona, por pas trasferimit të Pierre – Emerick Aubamyeang – katalunasit e kanë humbur interesimin për Cavanin.

E ardhmja e tij duket e mjegullt, teksa nuk përjashtohet një transferim te Boca Juniors, ose në Real Sociedad – pasi të dyja skuadrat vazhdojnë ta ndjekin situatën e tij. /Shqip.com