“El Matador” do të jetë nën urdhërat e Gattusos

Pas Italisë, Francës e Anglisë – rradhën e ka Spanja.
Edinson Cavani do të zbarkojë në “Mestalla Stadium”.
“El Matador” ka arritur marrëveshje për dy vitet e ardhshme – me Valencian.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrzio Romano.
Sipas Romanos, trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso e kishte sulmuesin uruguain si objektiv kryesor dhe e arriti qëllimin.
35 vjeçari ka pasur oferta edhe jashtë Evropës, por vendosi që të vazhdojë në kontientin e vjetër.
Së fundmi, Cavani ishte pjesë e Manchester United – dhe e mbylli sezonin me dy gola dhe një asitim – në 15-të ndeshje të zhvilluara në Premierligë.
Sulmuesi uruguain është përballur me shumë lëndime në vitet e fundit – dhe i është zbehur shkëlqimi.
Ai – tashmë ka 35 vjet në supe – por vazhdon të ftohet rregullisht nga kombëtarja e Uruguait./Shqip.com