Sport Shqiptar

“El Clasico” i basketbollit kosovar zhvillohet në Pejë

Vëmendja kryesore e adhurueseve të Basketbollit sot do të jetë në Pejë.

Në palestrën që pritet të jetë e stërmbushur, Peja në super formë pret rivalin e vjetër Prishtinën.

Në këtë takim Peja pritet të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje kurse Prishtina do të tentojë të ia shkaktojë humbjen e parë pejanëve.

Ndeshja Peja-Prishtina zhvillohet në ora 17:00. Para këtij takimi Peja gjendet në pozitën e parë me 14 pikë të grumbulluara ndërsa Prishtina renditët në pozitën e dytë me 12 pikë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet në kuadër të javës së tetë në Supërligën e Basketbollit është ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit në fillim prej orës 19:00.

/Shqip.com