Sport Ndërkombëtar

“El Clasico”, formacionet zyrtare

Real Madrid-Barcelona

Me fillim nga ora 16:15, Real Madrid pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu”.

Të dy skuadrat nuk i ndan shumë.

Dy skuadrat e para në renditje luftojnë kok më kok për vendin e parë – dhe deri më tani asgjë nuk i ka ndarë përveç golaverazhit.

Xavi e Ancelotti kanë publikuar formacionet zyrtare.

Real Madrid: Lunin, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Tchouameni, Kroos, Modric, Valverde, Vinicius, Benzema.

FC Barcelona: Ter Stegen, Sergio Roberto, Kounde, Garcia, Balde, De Jong, Busquets, Pedri, Lewandowski, Dembele, Raphinha.

Barcelona mund të jetë në prag të daljes nga Liga e Kampionëve në fazat e grupeve, por në kampionatin më të lartë të Spanjës ata kanë pranuar vetëm një gol, derisa Reali po shkëlqen në të gjitha kompeticionet.

/Shqip.com