Lajme Botë

Ekzekutohet në sy të bashkëshortit blogerja braziliane  

Ekzekutohet në sy të bashkëshortit blogerja braziliane
Ekzekutohet në sy të bashkëshortit blogerja braziliane

Një blogere braziliane u ekzekutua në sy të familjes së saj gjatë një plaçkitje në Rio de Janiero.

30-vjeçarja, Luana Murta Jardim dos Santos Matins, ishte bashkë me bashkëshortin he djalin e tyre 2-vjeçar, kur disa sulmues iu afruan makinës së tyre dhe filluan të qëllonin me armë zjarri.

30-vjeçarja u plagos në shpatull dhe zemër.

Autoritetet braziliane janë duke hetuar rastin, teksa dyshohet se mund të ketë qenë veç plaçkitje. Po, ndryshe mendon babi i saj, i cili është shprehur për mediat braziliane se e bija ka qenë objektivi i sulmit.

Ai pretendon se vajza është ndjekur nga të dyshuarit para se të hapnin zjarr. 

“Nuk ishte plaçkitje, ishte vrasje. Askush nuk qëllon në veturë me xhama të mbyllur”, tha baba i të ndjerës.

Bashkëshorti dhe djali 2-vjeçar arritën të shpëtonin.

Luana kishte rreth 350 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, ku ndante këshilla për fitnes dhe humbje të peshës.

/Shqip.com