Lajme

Ekuadori rikthen vizat për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguin tha se për arsye sigurie, qytetarët e Shqipërisë do të hyjnë me viza në këtë vend.

Ai tha se edhe qytetarët e 37 vendeve janë në këtë listë. Kryediplomati tha se ky vendim vjen për shkaqe sigurie.

Gjatë një interviste, ai tha se se po bashkëpunohet me ngushtë me autoritetet e vendeve të tjera. Qëllimi? Të luftohet mafia shqiptare.

Kujtojmë se vitet e fundit, mafia shqiptare në Ekuador ka njohur një rritje të frikshme. Mes emrave spikat ai i Dritan Rexhepit, që njihet edhe si Mbreti i Kokainës.

/Shqip.com