Lajme

Ekstazi “Louis Vuitton”, burg për 5 të arrestuarit, mes tyre dhe aktivisti i LVV-së

Gjykata penale e Tiranës cakton burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi.

Arrest në burg u caktua për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetëvendosjes. Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

/Shqip.com