Kulturë

Ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, vjen në Muzeun Kombëtar

Në muzeun Kombëtar të Kosovës, të premten do të hapet ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”.

Ekspozita do të hapet në ora 12:00.

Ekspozita është projekt i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, që përmes fotografive do të paraqitet trashëgimia kulturore e Sanxhakut të Pazarit të Ri.

“Të gjeturat tona që do të prezantohen nëpërmjet kësaj ekspozite, jo vetëm në Muzeun Kombëtar por edhe në qendrat e ndryshme me qëllim të njohjes me të kaluarën jo të largët, rëndësinë në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe argumentimin e së kaluarës shqiptare në krahinën e Sanxhakut në veçanti”, thuhet në komunikatën e Shoqatës.

Sipas komunikatës, fotografitë dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme dhe janë më shumë se formë e dokumentimit.

Nëpërmjet fotografisë, dokumentohet mënyra e jetesës, traditat, lojërat tradicionale popullore doket si dhe zakonet.