Kulturë

Ekspozita që nderon viktimat e luftërave në rajon po shfaqet edhe në Shkup

“Gjithë lotët tanë”, ekspozita që shfaq momentet gjatë luftërave në rajon do të hapet në qendrën multimediale “Mala Stanica” në Shkup.

Ekspozita është e realizuar me 34 fotografi të bëra nga katër fotografë në vende të ndryshme si Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut, e i kushtohet viktimave të luftës në rajon.

“Rrëfimet dhe fotografitë e kësaj ekspozite paraqesin disa aspekte të luftërave në ish-Jugosllavi – foto familjare të personave të zhdukur, varre masive, persona të zhvendosur brenda vendit dhe memoriale të ndryshme, por edhe pasojat e vazhdueshme të konflikteve që ndjehen ende sot, duke treguar gjithë tragjedinë dhe kompleksitetin e luftës”, thuhet në përshkrimin e ekspozitës.

Ekspozita hapet të mërkurën në ora 18:00.

Ndërkaq, fotografët që kanë realizuar ekspozitën janë Arbnora Memeti, Nake Batev, Atdhe Mulla dhe Borislav Pesiç.

Lexo edhe:
“Të gjithë lotët tanë”, shfaqen në Beograd

Ekspozita “Gjithë lotët tanë”, u shfaq edhe në Beograd, në kuadër të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”.

/Shqip.com