Kulturë

Ekspozita “Edith Durham, Mbretëresha e Maleve” vjen në Muzeun e Kosovës

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të hapet ekspozita kushtuar Edith Durham-it.

Sipas njoftimit, ekspozita do të shfaqet në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Ajo përmban foto dhe skica të realizuara nga vetë Edith Durham-i gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare. Po ashtu, duhet theksuar se Mbretëresha e Maleve shqiptare njohu nga afër dhe ka pasur letërkëmbime me shumë prej personaliteteve të shquara të vendit tonë, si me Ismail Qemalin, Kristo Dakon, Dervish Himën, Mit’hat Frashërin, Pandeli Evangjelin, Faik Konicën, Lef Nosin, Mehmet Konicën, motrat Qiriazi, Aqif Pashë Elbasanin, Hil Mosin, Hoxhë Kadrinë, Bajram Currin etj”, thuhet në njoftim.

Ekspozita do të hapet ditën e premte, më 21 tetor, nga ora 18:00.

Ndërkaq, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, u hap gjithashtu edhe ekspozita kushtuar krijimtarisë së poetit kosovar, Ali Podrimja.

/Shqip.com