Kulturë

Ekspozita e Holokaustit hapet në Prishtinë

Ekspozita “Diagnoza racore: Magjup – Gjenocidi nazist për sintët dhe romët dhe lufta e gjatë për njohje”, është hapur në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

E hapur për herë të parë në Kosovë dhe e prezantuar përmes një sërë objektesh, fotografish dhe elementesh që pasqyrojnë holokaustin ndaj romëve, ekspozita synon të rrisë ndërgjegjësimin për gjenocidin që tronditi botën ku u ekzekutuan dhe masakruan qindra mijëra romë.

Në hapje të saj, të pranishmit patën rastin të shohin një monodramë të luajtur nga aktori Edis Galushi, ku përcillej historia e holokaustit ndaj romë dhe sintëve.

Organizuar nga organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me MKRS-në, ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 30 maj.

/Shqip.com