Kulturë

Ekspozita e Holokaustit do të hapet për herë të parë në Kosovë

Për herë të parë në Kosovë do të hapet ekspozita e Holokaustit.

Ekspozita synon të rrisë ndërgjegjësimin për gjenocidin që tronditi botën ku u ekzekutuan dhe masakruan, qindra mijëra romë.

Ekspozita është organizuar nga “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” dhe hapet të mërkurën, më 10 maj, me fillim nga ora 16:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen një sërë objektesh, fotografish dhe elementesh që pasqyrojnë holokaustin ndaj romëve.

/Shqip.com