Lajme

Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor: Macron është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, tha se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian, përcjell Shqip.com.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Brdo

Sipas tij, në këtë rast Kosova ka rënë viktimë e krizës së refugjatëve gjatë viteve 2015-2016.

“Ka mosmarrëveshje serioze mes vendeve anëtare për të ardhmen e zgjerimit. Presidenti francez Macron është seriozisht kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian por që nuk e thotë me zë të lartë. Madje ai po ndikon edhe te shtetet tjera që të bllokojë zgjerimin e mëtejmë të BE-së.

Qeveria e re gjermane do të ketë një sfidë të vështirë me Macronin, pasi që nëse nuk gjendet një marrëveshje me Parisin për të zhbllokuar zgjerimin e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zgjerimi do të jetë përfundimisht i vdekur për vitin e ardhshëm”, deklaroi ai për RTV Dukagjini.

Kurse, profesori nga Oaxford University, Richard Caplan tha se lodhja që po tregon BE-ja nga zgjerimi mund të prodhojë pasoja për rajonin e Ballkanit.

“BE-ja ende nuk ka dhënë ndonjë datë për zgjerimin dhe kjo mund të ngrejë shumë pyetje në mendjen e njerëzve se sa serioz është Bashkimi Evropian për integrimin. Udhëheqësit duan që çdo mosmarrëveshje dypalëshe duhet zgjidhur para anëtarësimit në BE. Rreziku është se loja e zgjerimit nga BE mund të ketë pasoja te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se lojtarët tjerë, veçanërisht Rusia dhe Kina do të përfitojnë nga situata për të shtrirë ndikim e tyre në rajon”, deklaroi Caplan.

Kështu, atë të dy u shprehën se dyshojnë që liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh për shkak të hezitimit të disa vendeve të BE-së./SHQIP.com