Art Jetese

Ekspertët zbulojnë një mënyrë të re që të keni gjumë të qetë

Veshja e çorapeve në shtrat mund të jetë çelësi për të fjetur mirë.
Sipas ekspertëve kjo ju bënë të bini në gjumë më shpejt dhe të përjetoni gjumë më të thellë.
Trupi dërgon nxehtësi nga thelbi i tij në duart dhe këmbët gjatë natës.


Por të kesh këmbë të ftohta ndërhyn në këtë proces dhe në fund prish ciklin e gjumit.
Kjo është për shkak se enët e gjakut ngushtohen kur janë të ftohta, që do të thotë se trupi duhet të punojë pak më shumë për t’u ftohur sepse presioni i gjakut rritet.


Por ngrohja e këmbëve zgjeron enët e ngushta të gjakut, duke lejuar që më shumë nxehtësi të kalojë përmes lëkurës – duke shkaktuar një rënie të temperaturës.


Megjithatë, nëse veshja e çorapeve në shtrat çon apo jo në një gjumë më të thellë, mund të varet nga individi.
“Disa njerëz mund të shohin se veshja e çorapeve në shtrat është e pakëndshme, ndërsa të tjerë mund të mos vërejnë ndonjë ndryshim në cilësinë e gjumit të tyre.”


Çdo cikël gjumi zgjat rreth 90 minuta, duke kaluar nga fazat më të lehta të gjumit në gjumë të thellë.
Studimet sugjerojnë se marrja e gjumit të thellë mjaftueshëm mund të parandalojë çekuilibrat e hormoneve, të përmirësojë funksionin njohës dhe të riparojë dhe rigjenerojë indet, muskujt dhe kockat.

Gjumi i thellë gjithashtu luan një rol në rregullimin e emocioneve, humorit dhe sjelljes.
Të shpenzosh më pak kohë duke u rrotulluar dhe duke u përpjekur të biesh në gjumë tregon që ka më shumë gjasa të përjetosh një gjumë më të thellë dhe me cilësi të lartë, sipas ekspertëve.

/Shqip.com