Kulturë

Ekspertët vizitojnë Kompleksin ‘Adem Jashari’: Historia e familjes Jashari do të rrëfehet ashtu siç e meriton

Komisioni i ekspertëve i angazhuar nga Komiteti ndër-ministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari kanë zhvilluar vizitat në terren në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Komisioni është i përbërë prej ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar.

Sipas MKRS-së, ekspertët janë kryesisht nga fusha e konservimit të trashëgimisë kulturore, arkitekturës, historisë, antropologjisë, ndërtimtarisë dhe peizazhit kulturor, të udhëhequr nga historiania e arkitekturës dhe eksperte në fushën e trashëgimisë kulturore.

Sipas njoftimit, ekspertët kanë zhvilluar vizitë pune në kompleks, duke u takuar dhe biseduar me familjarët, duke parë nga afër vendin dhe mbledhur dokumentacion për të zgjeruar më tej hulumtimin në fushat specifike lidhur me Kompleksin.

Ndërkaq, komisioni i ekspertëve gjatë muajve në vijim do të vazhdojnë me punën në përgatitjen e detyrës projektuese për shpalljen e konkursit për master planin e Kompleksit.

Ndërhyrjet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kanë filluar para tre muajve.

Këto ndërhyrje po bëhen për të mënjanuar rrezikun e shembjes, së kompleksit./Shqip.com