Lajme

Eksperti i sigurisë: Prezenca e KFOR-it në veri do të qetësonte mundësinë e provokimeve nga Beogradi

KFOR

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi e ka vlerësuar të domosdoshëm shtimin e prezencës së KFOR-it në brezin kufitar në Mitrovicë të Veriut.

Ibishi për Shqip.com tha se provokimet nga inteligjenca serbe por edhe qytetarë serbë kanë për qëllim tensionimin e situatës.

“Vendosja e bazës logjistike në Bërnjak edhe masave tjera por edhe çështjen e fundit që filluan disa zbulime të furnizimit me emblema dhe uniforma të disa qytetarëve serb në Prishtinë, ajo tregon për tendencat e inteligjencës serbe edhe të civilëve të tensionojnë situatën në Kosovë”, deklaroi Ibishi.

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë

Më tej ai shtoi se prezenca e KFOR-it do të ndikojë që situata në veri të jetë e relaksuar.

“Mund të ketë inskenime apo provokime nga ana serbe, andaj prezenca e KFOR-it do të qetësonte edhe mundësinë e provokimeve nga Beogradi”, përfundoi Ibishi për Shqip.com.

Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Forenc Kajar me qëllim të koordinimit me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën.

Ministri Mehaj ka kërkuar nga komandati i KFOR-it që të shtojë prezencën e trupave në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj./Shqip.com