EKSKLUZIVE: Ylli i Ballkanit largohet nga Kosova, e vazhdon karrierën në Shqipëri
Publikuar:
(30.05.2023 09:20:02)

“Gardiani” i kampionit të Kosovës FC Ballkani, Stivi Frashëri, do të largohet nga futbolli i Kosovës.
Shqip.com mëson ekskluzivisht se portieri do ta vazhdojë karrierën në Shqipëri.

Frashëri pritet që ta vazhdojë karrierën te skuadra Dinamo e Tiranës, ekip që në këtë edicion është rikthyer në Kategorinë Superiore Shqiptare.
Stivi Frashëri në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Ballkanit ku i ka fituar dy tituj kampion.
Me këtë skuadër në edicionin e kaluar për herë të parë ka luajtur edhe në grupet e Ligës së Konferencës.
Ai është 32-vjeçar teksa gjatë karrierës së tij është paraqitur edhe për skuadrat: Aris Selanik, Bylis, Tirana, Flamurtari Vlorë, Kukësi dhe Teuta.
/Shqip.com