Sport Shqiptar

Ekskluzive: Trajneri nga Shqipëria pritet t’i bashkohet klubit kosovar

Flamurtari në ditët në vijim do të bëhet me trajner të ri.

Skuadra nga Prishtina do t’ia besojë frenat e ekipit, “timonierit” nga Shqipëria, Ndriçim Kashami.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime të sigurta të Shqip.com pranë klubit kryeqytetas.

53-vjeçari në karrierën e tij i ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri si: Besa , Egnatia, Besëlidhja dhe Apolonia.

Kashami në këtë pozitë do ta zëvendësojë trajnerin e larguar, Megzon Visoka.

Flamurtari garon në Ligën e Parë të Kosovës (Grupi B).

Në stinorin vjeshtor i ka tubuar 23 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt.

/Shqip.com