Sport Shqiptar

EKSKLUZIVE: Trajneri i Superligës së Kosovës në futboll largohet të hënën nga skuadra

FC Ferizaj dhe trajneri kroat, Andrej Panadaiq nesër (e hënë) do t’i ndajnë rrugët.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime të sigurta të Shqip.com pranë klubit.

Shqip.com mëson se Panadaiq i ka tubuar ditën e sotme lojtarët për takimin lamtumirës.

Panadaiq u emërua trajner i Ferizajt më 11 tetor të këtij viti me shumë bujë duke e zëvendësuar Arbnor Morinën, por nuk i arriti pritshmëritë.

Ferizaj pas përfundimit të stinorit vjeshtor ndodhet e fundit në rendtije me 13 pikë të tubuara.

Skuadra tashmë është në kërkim të një trajneri të ri.

/Shqip.com