Sport Shqiptar

Ekskluzive: Shqip.com mëson se çfarë është duke ndodhur në prapaskenë rreth ndeshjes Ferizaj – Liria

FOTO: FC Liria (Facebook)
FOTO: FC Liria (Facebook)

Liria e Prizrenit arriti të dielën ta fitojë ndeshjen e barazhit kundër Ferizajt, të cilin e zbriti në Ligën e Parë, kurse vet u inkuadrua në Superligë.

Ferizaj ka bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) që ndeshja e barazhit me Lirinë të regjistrohet me rezultat zyrtar, 3:0, në favor të tyre dhe rrjedhimisht Ferizaj të mbetet në Superligë kurse Liria në Ligën e Parë.

Lajmi është konfirmuar gjatë ditës edhe nga presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi.

Shqip.com mëson se klubi prizrenas ka angazhuar avokat për çështjen në fjalë teksa nga FC Ferizaj shprehen se prizrenasit po tentojnë që të bëjnë kontrata të dyanshme që më parë nuk kanë qenë të deponuara dhe vërtetuara në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Te Ferizaj janë të bindur se drejtësia është ne anën e tyre dhe do ankohen deri ne instancat me te larta te FFK-së.

Ndeshja e barazhit Ferizaj – Liria ishte mbyllur baras, 0:0 në kohën e rregullt dhe në vazhdime, kurse Liria kishte fituar përmes penalltive duke u kthyer pas 4 vjetësh në Superligë.  

/Shqip.com