Sport Shqiptar

EKSKLUZIVE: Liridon Latifi largohet nga Vllaznia, pritet që të nënshkruajë me këtë skuadër

Futbollisti i mirënjohur nga Prishtina, Liridon Latifi, do të largohet nga Vllaznia e Shkodrës.

Sulmuesi këmbëshpejtë pritet që ta vazhdojë karrierën në Shqipëri te skuadra tjetër e Kategorisë Superiore Shqiptare, Tirana.

Lajmi mund të zyrtarizohet në ditët në vijim, mëson Shqip.com nga burime të sigurta.

Latifi në këtë mënyrë pritet të bashkohet me ish-bashkëlojtarët e tij te Skënderbeu, Orges Shein dhe Tefik Osmanin.

Tashmë Shehi është trajner i Tiranës kurse Osmani drejtor sportiv.

29-vjeçari nga vera e vitit 2021 është pjesë e Vllaznisë duke qenë ndër lojtarët me paraqitjet më të mira në skuadër, por edhe në elitën e futbollist shqiptar.

Latifi krahas Vllaznisë ka luajtur edhe me Sheriff Tiraspol (Moldavi), Pushkash Akademia (Hungari), Kukësin, Skënderbeun e Korçës dhe FC Prishtinën.

Më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë.

/Shqip.com