EKSKLUZIVE: Ky futbollist do të emërohet kapiten i ri i Ditës pas largimit të Limanit

FC Drita ditën e djeshme është ndarë edhe zyrtarisht me kapitenin Ardian Limani, I cili është larguar nga skuadra nga Anamorava pas 304 ndeshjeve të zhvilluara.

Shqip.com mëson se kapiten I ri I skuadrës do të emërohet Ron Broja.
Mesfushori ditë më parë e vazjdoi kontratën edhe për dy vite me gjilanasit.

Lajmi pritet të zbulohet edhe zyrtarisht në ditët në vijim.
Drita në këtë javë është përballur me largime të shumta.
Së fundmi, Drita dhe sulmuesi Marko Simonovski kanë ndarë rrugët pas dy sezoneve të kaluara së bashku.
Klubi gjilanas ka vazhduar me ndryshime apo më saktë me largime pas përfundimit të sezonit 2022/23.
Më parë janë larguar edhe Hamdi Namani, Ilir Blakqori, dhe Almir Ajzeraj.
Pritet edhe largime të tjera në ditët në vijim.
/Shqip.com