Sport Shqiptar

Ish-portieri i Kosovës dhe Prishtinës, Betim Halimi e vazhdon karrierën në Shqipëri

Portieri kosovar, Betim Halimi, do të transferohet te skuadra e Kukësit në Shqipëri.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Shqip.com.

Portieri shtatlartë në gusht të vitit 2021 erdhi te Prishtina nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

Halimi që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës krahas Prishtinës dhe Olimpik Donetsk, më herët ka luajtur edhe në ekipe si Vllaznia Pozharanit, Hajvalia, Drita dhe Trans Narva.

26-vjeçari te Kukësi do ta zëvendësojë poretierin Anglo Tafas, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.

/Shqip.com