Sport Shqiptar

EKSKLUZIVE: FC Prishtina vendos përfundimisht për pasuesin e Ismet Munishit

FOTO: FC Prishtina
photo by: @Shpend Ahmeti

Klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina ka vendosur për trajnerin që ta do zëvendësojë Ismet Munishin e larguar nga skuadra ditë më parë.

FOTO: FC Prishtina
FOTO: FC Prishtina

Shqip.com mëson ekskluzivisht se pozita e kryetrajnerit te skuadra “bardhekaltër” do t’i besohet Debatik Currit.

photo by: @Shpend Ahmeti

Ky i fundit tash e disa vite punon te FC Prishtina si ndihmës ndërkohë që bordi i klubit vlerëson se ka ardhur koha që t’i jepet mundësia ta drejtojë skuadrën.

Curri në dy takimit e fundit ka arritur dy fitore. Si fillim e eliminoi Ballkanin nga Kupa e Kosovës ndërkohë që në kuadër të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës arriti fitore ndaj Drenicës në udhëtim me rezultat 1:0.

Prishtina në këtë edicion synon sigurimin e një “bilete” për garat evropiane.

Derisa në kampionat ndodhet në pozitën e katërt me 35 pikë të tubuara, Prishtina në Kupën e Kosovës është kualifikuar në gjysmëfinale.

/Shqip.com