Sport Shqiptar

EKSKLUZIVE: Arbnor Morina në bisedime me FFK-në për ta drejtuar Kosovën U17

Federata e Futbollit e Kosovës është në bisedime me trajnerin e mirënjohur kosovar, Arbnor Morina, i cili mund të emërohet përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës U17.

Shqip.com nga burime të sigurta pranë FFK-së mëson se Morina është në negociata të vazhdueshme për ta marrë drejtimin e “Dardanëve” të rinj.

Kosova U17 ka mbetur pa përzgjedhës që nga fillimi i këtij viti pasi që i ka skaduar kontrata ish-selektorit Arsim Abazi.

Morina është një trajner me shumë përvojë në futbollin e Kosovës teksa ka drejtuar me sukses disa ekipe kosovare.

Gjithashtu e ka ushtruar edhe rolin e drejtorit te skuadrat Prishtina e Flamurtari.

59-vjeçari ka qenë edhe futbollist i suksesshëm që nga koha e gjeneratës së artë të Prishtinës.

/Shqip.com