Sport Shqiptar

EKSKLUZIVE: Anulohet ndeshja Vëllaznimi – Prishtina, gjakovarët tërhiqen nga gara

Ndeshja Vëllaznimi  – Prishtina në kuadër të Kupës së Kosovës, 1/16 e finales e paraparë që të zhvillohet të enjten në Gjakovë, është anuluar.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për Shqip.com nga burime të sigurta brenda klubit gjakovar.

Vëllaznimi është tërhequr nga gara për arsye financiare dhe ndeshja nuk dot ë zhvillohet.

Ndeshja ishte planifikuar që të zhvillohet të enjten nga ora 12:00 në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Vëllaznimi garon në Ligën e Parë dhe në vitet e fundit është përballur me probleme të mëdha financiare.

/Shqip.com