Lajme

Ekrem Hyseni zgjedhet kryetar i LDK-së në Podujevë

Ekrem Hyseni- kryetar i degës së LDK-së në Podujevë

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë.

Në Kuvendin zgjedhor ai ka marrë 90 vota. Kjo zgjedhje në LDK nënkupton që ky subjekt politik është shkëputur nga Agim Veliu.

Veliu për vite me rrallë ka qenë figura kyqe LDK-së në Podujevë, si dhe e ka drejtuar këtë komunë.

Por ai në vitin 2020 vendosi të bëhet ministër i Brendshëm në ekzekutivin e drejtuar nga Albin Kurti, koalicion me LDK-në.

Pasi Kurti e shkarkoi Veliun, LDK-ja e rrëzoi Qeverinë. Por Podujeva kishte shkuar në zgjedhje.

Në ato zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin, për të fituar më pas edhe zgjedhjet e rregullta lokale të vitit 2021.

/Shqip.com