Sport Ndërkombëtar

Ekipi norvergjez “luan tenis” ndaj Romës

Roma pëson humbje "shokuese"

Roma është turpëruar në Europa Conference League, në ndeshjen në udhëtim ndaj Bodoe/Glimt.

Romakët ishin favorit total në letër, por kanë pësuar disfatë 6-1, shkruan Shqip.com.

Golin e parë në këtë takim e shënoi, Botheim pas vetëm tetë minutave lojë, ndërsa pas 12 minutave lojë, Berg e dyfishoi rezultatin.

Për Romën, golin e vetëm e shënoi Carlo Perez, në minutën e 28-të.

Pjesa e dytë ishte akoma më e “rëndë” për Romën, pasi pësuan edhe katër gola.

Botheim me dy gola, Pellegrino dhe Solbakken nga një e vendosë epilogun përdundimtar, Bodoe/Glimt 6-1 Roma.

Image

Pas këtij takimi, Roma është në vendin e dytë në tabelë me gjashtë pikë, kurse ekipi norvergjez është lider me një pikë më shumë.

Ndërsa, në ndeshjet e Europaligës që nisën me fillim nga ora 18-45, u shënuan këto rezultate:

Fenerbahce 2-2 Royal Antwrp

Lazio 0-0 Mariseille

FC Midtjylland 1-1 FK Crcena Zvezda

Ludogoretsd Razgrad 0-1 SC Braga

Real Betis 1-1 Bayer Leverkusen

Rapid ËWen 2-1 Dinamo Zagreb/Shqip.com