Sport Shqiptar

Ekipi kryeqytetas në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së “Marshojmë për drejtësi”

FOTO: KF Flamurtari
FOTO: KF Flamurtari

Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Flamurtari ka publikuar një fotografi të futbollistëve dhe stafit të skuadrës duke mbajtur në duar parullën “Marshojmë për Drejtësi”.

“Marshojmë për Drejtësi” – ka shkruar faqja zyrtare e klubit “kuqezi” nga Prishtina në fotografinë e publikuar në “Facebook”.

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë do të mbahet një marsh në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

/Shqip.com