Sport Shqiptar

Ekipi i madh spanjoll hyn në garë për transferimin e Zhegrovës

Edon Zhegrova pritet të bëj hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Sulmuesi kosovar është në formë të shkëlqyer dhe po shkëlqen në çdo ndeshje me fanellën e Lille-s.

Kjo ka bërë që për të të ketë interesime nga Italia, Gjermania e së fundmi edhe nga La Liga spanjolle.

Real Sosiedadi është skuadra e fundit që është futur në garë për transferimin e reprezentuesit kosovar dhe ai është përcjell që një kohë nga klubi bask.

24-vjeçari shihet si një zëvendësues perfekt i sulmuesit japonez Kubo, i cili është i destinuar për tu larguar në drejtim të Premier Ligës.

Mediumi spanjoll ‘noticiasdegipuzkoa’ ka njoftuar se Sociedadi është i gatshëm të bëj një përpjekje për Zhegrovën në afatin kalimtar të janarit dhe te Lille janë të gatshëm ta shesin yllin kosovar për ofertën e duhur.

“Një nga ata që u pëlqen më shumë dhe që e kanë ndjekur në disa raste është Edon Zhegrova. Kosovari 24-vjeçar luan për Lille dhe ka një çmim tregu rreth 10 milionë euro. Me sa duket ai është një futbollist cilësor, me magji si Adnan Januzaj, por me kapacitet për punë dhe sakrificë që kërkon Imanol”, shkruan mediumi spanjoll.

Skuadra franceze është e gatshme të lejoj largimin e Zhegrovës nëse vije ndonjë ofertë mbi 20 milionë euro.

Në 25 ndeshje të zhvilluara deri më tani në të gjitha garat, Zhegrova ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

/Shqip.com