Rozë

Einxhel uron pavarësinë e Kosovës në mënyrën unike

Sot bëhen 15 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur.

E në këtë ditë Kosova ka pranuar urime të shumta, por që nuk kanë munguar edhe nga figurat publike.

Fifi, Ermal Fejzullahu, Leonora Jakupi, Rita Ora, Beatrix Ramosaj, Dj Dagz, Sarah Berisha, Butrint Imeri, Getuar Selimi, Arjola Demiri, Dhurata Dora janë disa nga figurat që kanë uruar për 5 vjetorin e shpalljes shtet.

Por, urimi i Enxhelit ishte unik, ku ka uruar djalin e saj nëpërmjet një postimi në InstaStory.

“Ta gëzosh përjetë Pavarësinë e Kosovës biri im! Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar, tokën e bekuar, atdheun e trimave, identitetin tënd”-ka shkruar Einxhel teksa ka publikuar një foto të vogëlushit.

/Shqip.com