Rozë

Einxhel thumbon marrëdhënien e Kiarës dhe Luizit?

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania, po komentohet shumë edhe nga banorët e edicioni të kaluar.

Më së shumti është Einxhel ajo që po hedh edhe “kunja” për banorët e shtëpisë.

Ajo së fundmi, ka bërë disa postime në Twitter, ku thotë: “Kisha për të paguar qiranë sot, i thashë s’po gjej portofolin, kështu që më prit pak se më duhet kohë, nja ca javë për shembull“.

E kjo ka marrë reagime se mund të jetë e lidhur me veprimet e Kiarës ndaj Luizit, e cila u shpreh se i duhej pak kohë për marrëdhënien e saj me Luizin.

Ajo po ashtu publikoi një video kur ishte brenda shtëpisë së “BBVA” dhe shprehej se “E pëlqente Dagzin”, që në javën e parë të njohjes së tyre brenda shtëpisë.

/Shqip.com