Rozë

Einxhel Shkira përplaset me opinionisten e Big Brotherit

Einxhel Shkira dhe Balina Bodinaku

Einxhel Shkira gjatë transmetimit të një video është shprehur se është ndjerë e sulmuar nga opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku.

Ajo madje është akuzuar nga Balina se është jo feministe, e seksiste në debatin që ka pasur me Donaldin.

Madje në njërën nga klipet Einxhel shprehet se nëse Balina do thotë sërish të njëjtat gjëra, ajo do të largohet nga aty, dhe do të shkojë në dhomën e gjumit, duke injoruar tërësisht atë.

Balina i ka kundërshtuar të gjitha ato që tha Einxhel, duke thënë se edhe ajo ka folur edhe mirë për Einxhel, por që banorët i mbajnë mend vetëm fjalët jo të mira.

Të njëjtin mendim si të Einxhelit nuk e ka Iliri, i cili ka thënë se ata janë opinonistet më të mirë së të Italisë.

Për këto fjalë Arbana ka falënderuar atë si dhe Arbërin dhe Balinën./SHQIP.com