Rozë

Einxhel Shkira gati për të zbuluar gjininë e bebes

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ditë më parë me një video të postuar në Instagram kanë konfirmuar lajmin se po bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse thashethemet ishin dëgjuar javë më parë, por ato ishin mohuar nga çifti, deri në momentin kur zyrtarizuan vet gjithçka.

Në një intervistë të dhënë më parë Einxhel ishte shprehur se ajo dhe Dagzi nuk e dinë gjininë e bebes përveç motrës së Dagzit.

Ndaj, siç duket qenka afruar momenti kur dyshja do të zbulojnë gjininë me një “baby shower”.

Mikja e saj, Jona Spahiu ishte ajo e cila u përkujdes për dekorimin si dhe ndau foto në Instastorie.

Ajo çfarë na ngelet është të urojmë çiftin dhe të presim edhe pak./Shqip.com