Rozë

Einxhel reagon pas hyrjes së Sabianit në BBVA: Dhunë psikologjike ndaj fëmijës

Einxhel Shkira

Ish-banori i Big Brother Vip Albania 1, Sabiani tashmë është bërë banor i ri i edicionit të dytë të këtij spektakli.

Por, hyrjen e tij publiku e ka parë si tendencë për ta ndarë vajzën e tij, Kejsin nga marrëdhënia që po krijon me Kristin.

Madje, para se të hynte në shtëpi, Sabiani kishte shpërndarë një post ku shkruante “Do të bëjmë dëme”.

Ndër personazhet të cilët kanë reaguar ashpër për hyrjen e Sabianit në shtëpi është edhe Einxhel Shkira.

“Përtej shakas, kjo që ndodhi nuk është aspak normale, jo për pjesën e spektaklit se was the funniest, por është totalisht unhealthy jo vetëm si marrëdhënie, por totalisht një dhunë psikologjike dhe kontroll i frikshëm i fëmijës, sidomos vajzës”, shkroi Enxhel.

Madje, ajo vazhdoi duke thënë se ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ndonjëherë.

/Shqip.com