Rozë

Einxhel merr dhuratën e bukur nga kunata

Einxhel, Dagz dhe Aurora

Lidhja në mes të Dagz dhe Einxhel siç duket tashmë është forcuar më shumë.

Kjo pasi ata filluan lidhjen sa ishin në Big Brother dhe për jetëgjatësinë e saj shumë fansa ishin skepitik.

Mirëpo gjërat janë aq ndryshe sa Einxhel ka takuar motrën e Dagz, Aurorën.

Madje, e kjo e fundit i ka dhuruar edhe një tufë të madhe me lule moderatores, ku nuk mungoi edhe një dedikim shumë domethënës.

“Ti lëviz male. Për ty Einxhel”, ka shkruar Aurora. Ndërsa moderatorja e ka konsideruar si lulen më të bukur.

“Nga lulja më e bukur”, ka shkruar Einxhel referuar kunatës.

Ndryshe, dyshja kanë thënë se nuk mendojnë njëherë të fejohen pasi janë në fazat e para./SHQIP.com