Rozë

Einxhel mban Dagzin nën “përcjellje”, “GPS-ët” i prishin surprizën!

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira

Einxhel dhe Dagz po vazhdojnë për mrekulli lidhjen e tyre edhe jashtë Big Brother Vip.

Pavarësisht distancës, lëvizjes e Arbrit nuk i ikin Einxhelit. Deshi apo nuk deshi, Einxhel ka edhe “GPS-ët” e saj të cilët përcjellin çdo lëvizje të Dagzit.

Ajo ka publikuar një foto ku ka treguar bisedën me mikeshat, të cilat i kanë ‘spiunuar’ lëvizjet e Dagzit.

Në bisedë, shihet se Dagzi është pikasur duke shkuar në një agjension turistik.

Kjo i ka ‘prishur’ surprizën e rezervimit të pushimeve të përbashkëta verore.

Me doza humori, Einxhel është shprehur në postimin e ndarë me ndjekësit:

“Dagz, jo po bëj surpriza po deshe. S’të lënë GPS”.

Përndryshe, çifti Dagz dhe Einxhel filluan lidhjen në shtëpinë e famshme të Shqipërisë./Shqip.com