Rozë

Einxhel i del krah Trixës, ka dy fjalë për komentin e Luizit

Trixa ditë më parë ka treguar se e mbështet Luiz Ejllin në këtë edicion të Big Brother Albania.

Por, ky i fundit sot gjatë ditës ka ironizuar më të duke thënë se e do dikë të mençur si Trixa.

“Femrën ideale, a e di si e doja; e doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, u shpreh Ejlli.

Pas kësaj ka reaguar edhe këngëtarja, e cila tha se do dikë që nuk gënjen.

Beatrix Ramosaj

“Faleminderit Luiz e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Dhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ty”, tha Ramosaj.

Pas përgjigjes së Trixës për Luizin, i cili e quajti “inteligjente” edhe Einxhel ka dy fjalë për të. Ajo i ka dalë krah mikeshës së saj, ku me anë të një statusi në Twitter shprehet: “Mbaroi bullizmi me ata që ka brenda dhe ja nisi me ata që janë jashtë?”.

/Shqip.com