Rozë

Reagojnë Einxhel dhe Dagz pas lajmeve se ata u bënë prindër për herë të parë?

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira

Të martën në mediat rozë u raportua se moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë.

Sipas burimeve të Iconstyle, ata kanë pritur në jetë djalin e tyre, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për momentin.

Ndërkaq, së fundmi ka reaguar Einxhel në Instagram duke publikuar një foto me Dj Dagz.

“December baby”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Ndryshe, dyshja shumë shpejtë pritet të martohen, pas propozimit që i bërë Dj Dagz ditë më parë.

/Shqip.com