Sport Ndërkombëtar

Eintracht Frankurt publikon fotografi të përbashkët të portierit nga Kosova e Shqipëria

Transferimi i Simon Simonit te Eintracht Frankurt, për të mbajtur rolin e portierit të dytë të klubit gjerman ishte një nga lajmet më të bujshme të vitit që lamë pas.

Megjithatë vlen të rikujtojmë se Simoni nuk është i vetmi shqiptar në skuadrën e Eintracht Frankfurt, pasi një ndër portierët e kësaj skuadre është edhe Diant Ramaj.

21-vjeçari me dy shtetësi, kosovare dhe gjermane, u bashkua me klubin gjerman në verën e 2021-shit dhe si për të theksuar se ky i fundit dhe Simoni janë të dy shqiptar, Frankfurt ka publikuar në rrjetet sociale një foto të të dy talenteve.

/Shqip.com